Lajme

Haradinaj: Ju kam lodhë duke fol për taksën

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 28 November 2019

Ramush Haradinaj kryeminstri në detyrë gjatë organizimit për Ditën e Flamurit ku ka pritur veteranë, invalidë, familje të dëshmorëve, të burgosur politikë ka mbajtur edhe një fjalim.

E gjatë këtij fjalimi ai tha se “Kisha fol edhe për taksën, po ju kam lodh”.

Haradinaj gjithashtu tha se po punohet intensivisht për të përçarë dhe mos të mbetet askush i UÇK-së në këmbë por kjo sipas tij nuk do të arrihet.

-Advertisement-

“Kisha fol edhe për taksën, po ju kam lodh. Ata që tentojnë të na dobësojnë do të dështojnë. Nuk do të mund askush të na përçajë. Po punohet intensivisht të na përçajnë, mos të mbetet askush i UÇK-së në këmbë. Për këta që janë në tokë nuk do të mund të më thyejnë, nuk kam me i qitë barrë bashkëluftëtarëve të mi”, theksoi ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera