Lajme

Haradinaj: Jam krenar me Kosovën, është bërë partnere e denjë e Gjermanisë

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 04 December 2019

Ramush Haradinaj kryeministri në detyrë i kosovës  ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të miqësisë dhe partneritetit Kosovaro-Gjerman.

Kjo ceremoni është organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

Haradinaj tha se është krenar me Kosovën pasi është bërë një partnere e denjë e Gjermanisë.

-Advertisement-

“Në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të miqësisë dhe partneritetit Kosovaro – Gjerman, organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, GIZ dhe KfË. Jam krenar të shoh se Kosova është bërë partnere e denjë e Gjermanisë”, shkruan Haradinaj.

Ai tha se Kosova si asnjëherë më parë ka arritur nivelin më të lartë të bashkëpunimit me punë dhe projekte konkrete.

“Sot si kurrë më parë, bashkëpunimi mes dyja vendeve tona ka arritur nivelin më të lartë me punë dhe projekte konkrete. Partneriteti jonë shkon përtej projekteve, ështe miqësi dhe besim. Kosova është e lumtur që orientimin e saj politik dhe ekonomik e ka vendosur në krah, me Gjermaninë”, shkruan Haradinaj në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera