Lajme

Haradinaj iu bënë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 22 October 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten, Anita Haradinaj, ka votuar sot në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë ,në zgjedhjet për kryetar komune dhe kuvende komunale.

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e vendit që të votojnë.

“Ftoj të gjithë qytetarët e vendit që të dalin e të votojnë. Kosovën e presin shumë punë, një pjesë e punëve të rëndësishme ndodhin në komuna. Janë me rëndësi komunat, kryetarët e komunave, asambletë komunale dhe vetëm me punë mund të shkojmë kah zhvillimi, kah rritja e gjithmbarshme e vendit dhe kjo rritje kërkon edhe rolin aktiv të qytetarit, pra votën e qytetarit. Prandaj, votoni të gjithë. Me fat” tha kryeministri.

-Advertisement-

Thirrje për të votuar ka bërë edhe bashkëshortja e kryeministrit, Anita Haradinaj.

“I bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre, të votojnë për kuvendet komunale, për kryetarë të komunave, për ata që punojnë, për ndryshimin në Kosovë” ka thënë Anita Haradinaj.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera