Lajme

Haradinaj: Italia vazhdimisht ka qenë afër nesh në proceset jetike

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 19 November 2019

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë kësaj të marte ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini.

Sipas një komunikate për media thuhet se Haradinaj ka uruar që këto marrëdhënie të thellohen edhe më tej në të ardhmen dhe ka falënderuar shtetin e Italisë për gjithë angazhimin por edhe përkrahjen dhënë Kosovës në procese të ndryshme, shumë të rëndësishme për vendin, shkruan gazeta inFokus.

“Si mike e Kosovës, Italia në vazhdimësi ka mbështetur perspektiven tonë të integrimit dhe ka qenë afër nesh në proceset jetike për konsolidimin dhe shtetbërjen e Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

-Advertisement-

Po ashtu në komunikatë thuhet se Haradinaj ka njoftuar ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini për progresin por edhe sfidat me të cilat po përballet Kosova.

Sfida këto veçanërisht në sferën politike dhe për të arriturat në sferën e sigurisë në vend,, shkruan gazeta inFokus.

Ai veqanarisht ka theksuar se është më se i nevojshëm krijimi i institucioneve të Kosovës sa më shpejtë që të jetë e mundur në mënyrë që proceset që kanë ngecur të ecin përpara.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes i Italisë, Lorenzo Guerini, ka falënderuar kryeministrin në detyrë, Haradinaj, për mikpritjen dhe bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Italisë, derisa ka shprehur gatishmërinë që këto raporte të zgjerohen edhe më shumë në të mirën e një partneriteti të mirëfilltë./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera