Lajme

Haradinaj: Incidenti në Deçan s’kishte të bënte me mua, unë e qetësova situatën

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 16 June 2018

Sot në Deçan është zbuluar shtatorja e Beg Rizaj.

Gjatë zbulimit të shtatores, pati përplasje mes vëllait të të ndjerit Beg Rizaj, Ali Rizaj dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, por të cilën Haradinaj e demanton dhe thotë se nuk kishte të bënte me të por mes vëllezërve Rizaj.

Lexo edhe: Vëllai i Beg Rizajt konflikt me Ramush Haradinajn

-Advertisement-

Haradinaj, gjithashtu thotë se vetëm e ka qetësuar situatën për ta ruajtur figurën e luftëtarit Rizaj.

Lexo edhe: Ramosaj për incidentin në Deçan: Hardinaj parandaloi konfliktin mes vëllezërve Rizaj

Postimi i Haradinajt:

Sot, në 19-vjetorin e çlirimit të Deçanit përkujtuam flijimin për liri të luftëtarëve nga e gjithë shqiptaria.

Më këtë rast, disa media kanë spekuluar, se ka pasur reagime të vëllaut të Beg Rizajt drejtuar ndaj meje.

I siguroj qytetarët e Deçanit dhe publikun e gjërë, se mosmarrëveshja nuk kishte të bënte asgjë me mua.

Ndërhyrja ime ishte në funksion të qetësimit të situatës, për të ruajtur figurën e luftëtarit tonë të lirisë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera