Lajme

​Haradinaj: Ilir Konushevci i takon brezit të artë të komandantëve themelues të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 09 May 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e 25-vjetorit së rënies së heronjve, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, ka bërë homazhe te varret e heronjve të kombit në Velani.

Haradinaj u shpreh se Konushevci i takon brezit më të artë të komandantëve themelues të UÇK-së.

“Hazir Malaj ishte mjek dhe u bashkua me UÇK-në, me Ilir Konushevcin, e prej themeluesve të UÇK-së, pra komandant nismëtar i cili u nda nga ne padrejtësisht në Shqipëri. Që atëherë ne e kujtojmë me respekt dhe e nderojmë çdoherë veprën e tij. Jam i bindur se i takon brezit më të artë të komandantëve themelues të UÇK-së, pra Ilir Konushevci”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Më 13 maj 1992, Ilir Konushevci si 23 vjeçar, së bashku me shokët Rexhep Uka, Selim Haziri, Naim Hyseni, Lulëzim Podvorica, Naim Haziri, Bejtush Llugaliu dhe Shaip Haziri, themeluan grupin ilegal apolitik me emrin “Shqiponjat“, i cili do të organizohej për t’iu kundërvënë secilit që drejtpërsëdrejti rrezikonte pasurinë dhe gjërat e njerëzve në Kosovë, por duke mos lënë anash as strategjinë luftarake, raporton kp.

Vrasja e Ilirit shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe shtabin e saj qendror.

Ilir Konushevci në radhët e UÇK-së shkroi rreshta të pashlyer në historinë tonë kombëtare, ishte ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera