Lajme

Haradinaj ia vazhdon mandatin edhe për tri vite drejtorit të Doganës

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 24 January 2020

Bahri Berisha, drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës do të udhëheq këtë institucion edhe për tri vite të tjera.

Ky vazhdim i mandatit është bërë me vendimin e Kryeministrit në detyrë të Koosvës, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook.

-Advertisement-

“Në kuadër të kompetencave të mija kushtetuese e ligjore, sot, drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, i vazhdova mandatin edhe për tri vite. Z. Berisha, përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë ka dëshmuar profesionalizëm e korrektësi dhe me seriozitet ka kryer punët dhe përgjegjësitë e tija në këtë institucion shumë të rëndësishëm të vendit. Z. Berisha i uroj punë të mbarë edhe për vitet e tjera!”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera