Lajme

Haradinaj ia rritë pagën edhe Hashim Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 11 June 2018

Ramush Haradinaj me ose pa dije, ka vendosur që t’ia rrisë pagën edhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për 25 për qind.

Nga 2,906 euro sa i merr tani Thaçi do të marr 3,635 euro çdo muaj.

Krejt kjo pasi në bazë të Ligjit për Presidentin, Thaçi nuk mund ta ketë pagën më të vogël se Kryetari i Kuvendit , Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Fokus.

-Advertisement-

Në bazë të këtij ligji “Paga e Presidentit të Republikës gjithmonë duhet të jetë së paku njëzet e pesë për qind (25%) më e lartë se të ardhurat e përgjithshme të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe udhëheqësve të tjerë institucional”.

Bazuar në faktin se Haradinaj ka anashkaluar rritjen e pagave mbi bazën e koficientëve kur ka rritur pagën e tij, ligjet në fuqi u garantojnë rritje page edhe Kryeparlamentarit Veseli dhe Presidentit Thaçi.

Kështu, Gazeta Fokus ka kalkuluar pagën aktuale të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës e cila është  2,325 euro. Sipas kësaj, paga e Presidentit është 581.25 euro më e lartë, që i bie rreth 2,906 euro.

Ndërkaq, me një rritje prej 25 për qind të pagës së Kryetarit të Kuvendit, automatikisht Presidentit i rritet paga gjithashtu, që i bie 3,635 në muaj./Gazeta Fokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera