Lajme

Haradinaj ia krisë këngës “Xhamadani vija-vija sa e madhe është Shqipëria” (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 22 April 2019

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka qenë i ftuar në Televizionin Klan në Shqipëri.

Gjatë emisionit ai ka shfaqur talentin e tij prej këngëtari, derisa ia ka thënë këngës “Xhamadani vija-vija”, “O moj Kosovë o moj bukuroshe”, e kështu me radhë.

Haradinaj u është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve por edhe të prezantueses Alketa Vejsiu.

-Advertisement-

Gjatë emisionit u shfaq një foto e kryeministrit Haradinaj me kryeministrin Edi Rama, ku të dy kanë bashkuar duart mbi flamurin Kuq e Zi, gjatë një mbledhje të përbashkët mes qeverive.

“Jam shok shumë i mirë me Edin, por edhe jam shok i mirë me udhëheqësit e tjerë në Shqipëri”, është përgjigjur Haradinaj.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera