Lajme

Haradinaj ia bënë të qartë Lajçakut: Dialog i cili si epilog ka njohjen në kufijtë ekzistues

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 02 March 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Haradinaj përmes një postimi në Facebok ka thënë se ka ripërsëritur qëndrimin për dialogun Kosovë- Serbi.

“Prita sot Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajčak.
Ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Prita sot Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajčak.
Ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Bashkërisht vlerësuam zgjedhjet e 14 shkurtit si fitore për demokracinë dhe theksuam nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, në afat sa më të shpejt.
Z. Lajčak e falënderova për angazhimin e tij dhe të Bashkimit Evropian në këtë proces të rëndësishëm për vendin tonë.
RH”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera