Lajme

Haradinaj i zhgënjyer me punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 03 October 2024

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është zhgënjyes dhe dëshpërues ritmi i punimeve në autostradën Prishtinë – Gjilan.

Haradinaj tha se autostrada, që sipas tij, u nis gjatë qeverisjes së tij më 2018, me gjatësi prej 22.3 kilometra dhe e ndarë në tetë llote, në 19 muajt e parë të projektit, kanë qenë të përfunduara 47 për qind e punimeve.

“Me dinamikën e asaj kohe dhe në bazë të planifikimeve tona, ky projekt do duhej të përfundonte në 2021. Pazotësia e qeverisë aktuale, këtë projekt e ka sjellur në gjendje të mjerueshme. Punimet po ecin me ritëm të ngadaltë, duke lënë Gjilanin dhe Anamoravën të izoluar”.

-Advertisement-

“Kjo përbuzje nga pushteti qendror është e pafalshme. Qeveria aktuale jo vetëm që ka ndërprerë shumë projekte të filluara nga ne, por edhe ato që po vazhdojnë po kryhen me cilësi të dobët”, shkroi Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, është mundësia e zgjedhjes së një qeverisje të te, që sipas tij, do t’i japë Kosovës zhvillimin që e meriton.

“Me AAK-në në pushtet, Gjilani do të rikthehet në qendër të investimeve dhe projekteve kapitale”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera