Lajme

Haradinaj i tronditur nga tragjedia në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 13 October 2020

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur dhe ka shprehur ngushëllime për familjen Arifaj pas rastit tragjik ku humbën jetën dy vëllezërit e kësaj familje, shkruan Gazeta inFokus.

Ai thotë se është i tronditur nga lajmi për tragjedinë që ndodhi sot në Bruckberg të Gjermanisë.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

“I tronditur nga lajmi për tragjedinë që ndodhi sot në Bruckberg të Gjermanisë ku humbën jetën dy vëllezër nga Ratishi i Deçanit, në moshën trembëdhjetë, përkatësisht shtatëmbëdhjetë vjeçare.
U shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes Arifaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit në këtë ditë të rëndë për të gjithë ne”, ka shkruar Ramush Haradinaj në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera