Lajme

Haradinaj i shokuar nga sulmi në Mançester

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 23 May 2017

Kandidati për kryeminsitër, Ramush Haradinaj, ka thënë se ndihet i shokuar nga sulmi terrorist në Mançester.

Haradinaj ka thënë se ky sulm ka prekur çdo njërin prej nesh dhe rreshtohemi me botën demokratike kundër këtij terrori, transmeton infokusi.com

Postimin e plotë të Haradinajt bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Jam i shokuar me sulmin terrorist në Mançester! Ky sulm është i papranueshëm dhe i dënueshëm si dhe ka prekur çdo njërin prej nesh. Mendimet dhe lutjet e mia janë për viktimat dhe familjet e tyre, por edhe për Qeverinë Britaneze dhe popullin e saj. Ne jemi të rreshtuar me botën demokratike kundër këtij terrori!”

Shpërthimi ka ndodhur në orët e vona të së hënës, vetëm pak kohë pas koncertit të këngëtares amerikane, Ariana Grande.

Agjencia Retuers ka raportur se dy zyrtarë amerikanë kanë thënë se të dhënat e para flasin se shpërthimi është shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës, ndonëse autoritetet në Britani nuk e kanë konfimuar këtë informacion.

Deri më tani kemi konfirmuar se 19 persona janë të vdekur dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera