Lajme

Haradinaj i shkoi në shtëpi e Lushtakut dhe Remit para se ata të niseshin për në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 13 January 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi sot, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën para nisjes për në Hagë.

Me këtë rast, Haradinaj i ka takuar të dy, duke iu dhuruar nga një flamur kombëtar

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, përmes një postimi në Facebook.

-Advertisement-

Ai ka thënë se lufta çlirimtare ishte e pastër dhe e shenjtë do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë.

“Sot, kam vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën. Se lufta jonë çlirimtare ishte e pastër dhe e shenjtë do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë! Së bashku do të dalim faqebardhë edhe në këtë sfidë”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera