Lajme

Haradinaj i reagon Osmanit: Po e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin e, e heshtë JO-në e Kosovës për gazin amerikan

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 31 May 2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së presidentes, Vjosa Osmani, e cila reagoi pas marrëveshjes së re për gazin rus ndërmjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe atij rus Vladimir Putin, duke shtuar se vendimi i qëllimshëm i Vuçiq për të marrë anën e Rusisë është një goditje për perspektivat e Serbisë për të ecur në rrugën e BE-së.

Haradinaj, në profilin e tij në Facebook ka thënë se “Presidentja e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin e e heshtë JO-në e Kosovës për gazin amerikan”.

“Ec e bjeri në fije!”, përfundoi Haradinaj reagimin e tij.

-Advertisement-

Kujtojmë se Haradinaj ishte ndër më të zëshmit nga spektri politik rreth projektit të gazit të financuar nga ShBA. Nuk ishin të pakta përplasjet mes tij dhe kryeministrit Kurti pas refuzimit të këtij projekti nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera