Lajme

Haradinaj i reagon Aliut për autostradën e Dukagjinit: Pse i ndëshkoni këta njerëz!?

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 26 May 2023

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar mbrëmë se përfundimisht autostrada e Dukagjinit nuk do të bëhet.

Lidhur me këtë, reagoi sot ish-deputeti Daut Haradinaj, i cili në llogarinë e tij në Facebook shprehet se Dukagjini nuk e duron, siç tha, injorimin që i bëhet nga Qeveria Kurti.

“Sot rrugës për Dukagjin, më saktësisht për në Deçan, u desht 1 orë e 45 minuta për të bërë rrugë, pasi që i mungon infrastruktura e nevojshme kësaj ane. Qeveria deklaroi se rreth 600 mijë qytetarë nuk do të kenë autostradë. A thua kjo zonë nuk është Kosovë, apo nuk janë taksapagues të Kosovës. Pse i ndëshkoni këta njerëz!?”

-Advertisement-

“Shumë shpejt do të vie dita të dilni para popullit dhe shpresoj që do t’iu përgjigjen ashtu siç po i trajtoni. Dukagjini nuk e duron injorimin tuaj z. Ministër”, ka shkruar Daut Haradinaj në reagim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera