Lajme

Haradinaj i pranon debatet me Limajn, por thotë se qeveria s’do të bjerë

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 11 July 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar se kohë më parë edhe ai kishte rënë pre e komedianëve rusë.

Pas mbledhjes së Qeverisë, për këtë ai ka folur në një konferencë për media.

Ndërkaq, i pari i Ekzekutivit tha se nuk janë risi deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë Veriore Zoran Zaev.

-Advertisement-

Më tutje, Ramush Haradinaj ka folur edhe për procesin e dialogut dhe stërzgjaten e tij.

Ai tha se Kosova në dialog duhet të kërkojë vetëm njohjen.

E, mes të tjerash, kryeministri foli edhe për përplasjet mes subjektit që ai udhëheq dhe partnerit në koalicion, NISMA-s.

Tha se ka mospajtime mes anëtarëve të të dyja partive, por e mohoi mundësinë e prishjes së koalicionit.

Haradinaj tha se nuk ka marrë ende propozim nga PDK-ja për emërimin e ministrit të Inovacionit.

E, në mbledhjen e Qeverisë u aprovua edhe një propozim i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Skënder Reçica propozoi që familjes së Ismet Jasharit, i njohur si komandant Kumanova, t’i ndahen 18 mijë euro.

Në mbledhjen e Qeverisë, të gjitha pikat e rendit të ditës u aprovuan pa asnjë kundërshtim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera