Lajme

Haradinaj: I përulur gjithmonë para sakrificës së brezave, Dëshmorëve dhe Martirëve të Lirisë

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 28 November 2022

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se 28 Nëntorin e nisi duke vizituar varrin e heroit kombëtar, Isa Boletini, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Haradinaj thotë se mori pjesë edhe në zbulimin e shtatores së Komandantit legjendar Adem Jashari, i cili së bashku me

Heroin kombëtar Hasan Prishtina, u përjetësuan në bronz në fshatin Mushtisht të Suharekës.

-Advertisement-

“Në Lezhë isha për të ndarë dhembjen me kushërinjtë e mi nga Iballa, për të përmbyllur më pas këtë ditë të mrekullueshme dhe shumë të rëndësishme të historisë sonë në Tiranë, në pritjen e organizuar nga Presidenti Bajram Begaj”, shkroi Haradinaj.

Shkrimi i plotë

Ditën më të lumtur për shqiptarët e nisa në Boletin, te varri i heroit kombëtar Isa Boletini, njëherësh personazh kulmor nga Kosova në shpalljen e Pavarësisë tash e njëqind e dhjetë vjet më parë.

Në ditëlindjen e tij, sot mora pjesë në zbulimin e shtatores së Komandantit legjendar Adem Jashari, i cili së bashku me Heroin kombëtar Hasan Prishtina, u përjetësuan në bronz në fshatin Mushtisht të Suharekës. Aty, mes shumë miqve e bashkëluftëtarëve, takova bacin Rifat Jashari, ish presidentin Alfred Mojsiu, kryetarin e komunës Bali Muharremaj e kolegë të tjerë.

Në Lezhë isha për të ndarë dhembjen me kushërinjtë e mi nga Iballa, për të përmbyllur më pas këtë ditë të mrekullueshme dhe shumë të rëndësishme të historisë sonë në Tiranë, në pritjen e organizuar nga Presidenti Bajram Begaj.

I përulur gjithmonë para sakrificës së brezave, Dëshmorëve dhe Martirëve të Lirisë, nga zemra uroj secilin që ndjehet shqiptar, kudo që jeton.
Gëzuar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera