Lajme

Haradinaj: I pengova Thaçin, Ramën e Vuçiqin që ta ndanin Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 17 October 2019

Mbi 10 miliardë i janë shpëtuar buxhetit të vendit nga mos realizimi i ndarjes së Kosovës.

Kështu ka thënë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në një intervistë, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Haradinajt ndarja e Kosovës ishte plan i Hashim Thaçit, Aleksander Vuçiqit dhe Edi Rames
“Ndalova grabitjen 10 miliardë euro, që do të realizohej nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiq dhe Rama, ishin bashkëpuntorë në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera e Trepçes, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

-Advertisement-

Tutja, Haradinaj tha për taksën se Kurti bën gabim të madh nëse e heq atë.

“Albin Kurti nëse e heq këtë taksë, bën gabim të madh”, ka thënë Haradinaj në Oraneës.

Haradinaj thotë se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka punuar kundër Kosovës, ndërsa Ditmir Bushati rezistoi kundër planit për ndarjen e Kosovës, derisa e larguan për të sjellë Cakajn, që ishte shumë aktiv, duke promovuar ndërkombëtarisht këtë projekt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera