Lajme

Haradinaj i lypë Kurtit buxhet për rininë: Mos i lejo të ikin pas 1 janarit

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 16 November 2023

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka këkruar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që në Buxhetin për vitin e ardhshëm të përfshihet edhe një pako, të cilën ish-kryeministri Haradinaj e ka quajtur “pako për rininë”.

Sipas Haradinajt kjo është e nevojshme që të bëhet, për të mos i lejuar rininë që të ikin pas 1 janarit 2024 kur edhe do të liberalizohen vizat.

“Nëse vërtet të është bartë buxheti nga viti në vit, shtine një pako për të rinjtë e Kosovës të mos e lëshojnë Kosovën më 1 janar, gjeje një mënyrë vepro”, ka thënë Haradinaj, duke thënë se AAK është e gatshme të ndihmoj me amandamente.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera