Lajme

Haradinaj i kërkon llogari Qeverisë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 22 January 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qeveria Kurti që të publikojë të gjitha shpenzimet që janë bërë në sektorin energjetik që nga 1 tetori i vitit të kaluar.

“Me këtë nuk nënkuptojmë vetëm ndarjet buxhetore, por tërë energjinë që është blerë nga KESCO/KOSTT (vlera e devijimeve) apo çfarëdo mekanizmi që ka blerë rrymë për Kosovë, si dhe të gjitha kontratat që janë bërë për kthime”, ka shkruar Haradinaj.

Ai gjithashtu ka kërkuar që të publikohen emrat e kompanive nga të cilat është blerë rryma dhe metodologjia e kontraktimeve.

-Advertisement-

“E pakuptueshme mjegulla që kjo qeveri po krijon në raport me rrymën elektrike dhe transaksionet financiare rreth saj. Duam llogaridhënie për paranë publike”, ka shkruan Deputeti i AAK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera