Lajme

Haradinaj i gëzohet mbështetjes që vjen nga Gjermania

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 25 February 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i lumtur që Kosova ka marrë mbështetjen e Gjermanisë.

“Jam i lumtur që të ndajë me ju deklaratën mbështetëse që vjen nga Gjermania mike, për reformat e ndërmarra shtetërore. Në intervistën e dhënë për gazetën gjermane “Stuttgarder Nachrichten”, kushtuar Kosovës, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e ka vlerësuar lartë angazhimin e Qeverisë së vendit tonë duke thënë se “Reformat të cilat janë kryer atje janë mbresëlënëse dhe kjo duhet të pranohet”, ka shkruar Haradinaj në Faceook.

Të dielën Maas tha se “Jemi të vendosur ta ndihmojmë Kosovën – dhe këtë ua kemi thënë kolegëve kosovarë javën e kaluar, se ata duhet të besojnë fort në mbështetjen e Gjeremanisë.

-Advertisement-

“Ky është edhe një rikonfirmim se mbështetja e parezervë e Gjermanisë për Kosovën është rezultat i partneritetit të ngushtë e të sinqertë me shtetin gjerman, si dhe është vendimtar për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën europiane të Kosovës”, përfundoi Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera