Haradinaj i drejtohet Kurtit me disa pyetje për energjinë
Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 21 July 2022
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e sotme na kuadër të pikës për pyetjet parlamentare ia ka parashtruar disa pyetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me situatën energjetike në vend, shkruan Gazeta Infokus.
Në fjalen tij, i pari i AAK-së tha se Kosova është në krizë energjetike, e që kjo krizë nuk po vërehet edhe në muajt e verës.
Gjithashtu, ish-kryeministri Haradinaj përmendi edhe gazsjellsin amerikan, ku sipas tij nuk premtohet një e ardhme më e mirë pasi është hjek dorë edhe prej gazsjellësit amerikan.
“Kosova është në krizë të rëndë energjetike, edhe pse ajo nuk vërehet në këtë muaj të verës. Situata e Kosovës është e rënduar së pari nga heqja dorë nga ndërtimi i kapaciteteve energjetike me thëngjill, poashtu nuk premtohet një e ardhme më e mirë pasi është hjek dorë edhe prej gazsjellësit amerikan… Andaj i kam drejtuar disa pyetje kryeministrit dhe janë si vijon: Cila është situata elektroenergjetike në vend, në cfarë gjendje janë kapacitetet prodhuese energjetike në vend, a keni ndonjë strategji veprimi për përballimin e një sfide të mundshme energjetike, a keni shqyrtuar mundësinë që me lidh një marrëveshje krize me Shqipërinë për shkëmbim të energjisë, a keni ndonjë plan për krijimin e rezervave të karburanteve fosile ose për liberalizimin e tregut për burime konvencionale për ngrohje. Pra janë pyetje për masat që duhet ndërmarrë që ta përballojmë krizën energjetike në dimër që po vjen”, tha deputeti Haradinaj./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
“Një qeveri e re do të jetë rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit” – Kryetari i PDK-së i bindur për fitore
Para pak minutash ka nisur tubimi i hapjes zyrtare të fushatës elektorale ng...
-
PDK-në nuk po e zë salla “1 Tetori”
Partia Demokratike e Kosovës, pas pak minutash, do të hapë zyrtarisht fushatë...
-
PDK mbush plot sallën 1 Tetori në Prishtinë, hapet zyrtarisht fushata
Përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur tashmë në sallën 1...
-
“Gati për të vazhduar raportin Francë Kosovë” – Ambasadori Guerot kthehet në Prishtinë pas takimit me Macron në Paris
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur...
-
Kurti nis fushatën me Ferdonije Qerkezin, Zogaj: Duhet pasur karakter të fortë të mashtruesit për të bërë diçka të tillë
Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka komentuar një fotografi që Kurit e ka publ...
-
“Po punohet cep më cep” – Durmishi bën fushatë edhe me pastrimin e rrugëve nga bora
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shfrytëzuar pastrimin ...
-
KQZ funksionalizon platformën online për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e ...
-
Jeta Rafuna – Gruaja më e votuar e LDK-së në Komunën e Prishtinës, i hyn garës për deputete me numrin 45
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në komunën e Prishtinës, Jeta Rafu...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës në Ferizaj, arrestohet një person, kapen rreth 20 mijë euro ‘cash’
Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.202...
-
Daut Haradinaj dhe Engjëll Koliqi kritikojnë Qeverinë Kurti për injorim të Vitisë
Dy kandidatët për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradin...
-
Vuçiq thotë se Azerbajxhani ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz
Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa pro...
-
Kryetari Rama: Reshjet pa ndërprerjne po e vështirësojnë situatën, mirëpo ekipet përgjegjëse janë angazhuar intenzivisht
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekipet përgjegjëse janë angazhua...