Lajme

Haradinaj i dërgon letër Kurtit, ka tri kërkesa për të

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 03 November 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një letër kryeministrit, Albin Kurti, shkruan Gazeta Infokus.

I pari i AAK-së në këtë letër i ka renditur tri kërkesa për kreun e ekzekutivit, ku tha se është i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri të vendit.

Ai kërkoi nga Kurti që urgjentisht ta pranoj kërkesën e Amerikës për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat ilegale në afatin e kërkuar, duke ndërprerë kështu vendimet që janë marrë deri më tash në lidhje me këtë çështje.

-Advertisement-

“Njëkohësisht ju kërkoj që deri në Marrëveshjen Finale, të mos ndërmerrni asnjë veprim që e rrezikon sigurinë e vendit në cilën do pjesë të tij, pa koordinim në plotni me Shtetet e Bashkuara.

Ju inkurajoj që të kërkoni ndihmën e Këshilltarit Nacional për Siguri të presidentit Biden, z. Jake Sullivan për të qartësuar dhe saktësuar veprimet që shtensionojnë situatën aktuale të sigurisë në rajon, deri në Marrëveshjen Finale mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera