Lajme

Haradinaj i çuditur se si kandidatët e PSD’së nuk u votuan

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 15 October 2019

Ish deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj  gjatë një emisioni televiziv ka folur ka folur edhe për votat shumë të pakta që ka marrë Shpend Ahmeti në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë
Sipas Hardinajt mungesa e votave për Ahmetin ka qenë si pasojë e postit të tij si kryetar i komunës.

“Besoj që Shpendi nuk morri shumë vota pasi që ka qenë kryetar i Prishtinës”, ka thënë Haradinaj.

“Ai ka marrë vota në shumë qytete. Por nuk i mori numrat të cilat është dashtë me i marrë. Më vjen keq edhe për Muharrem Nitaj i cili udhëhoqi fushatën në Deçan. Ndërkohë në Pejë kemi kandidatin Gazmend Syla, dhe Ali Berisha që kanë marrë shumë vota. Edhe doktori Arbër Tolaj ka marrë shumë vota gjë që na befasoi. Ai arriti të mbledh vota të shumta në nivel vendi”

-Advertisement-

 

Haradinaj po ashtu ka thënë se është i befasuar se si Dardan Molliqaj nuk mori shumë vota. Madje një kandidate e re si Natyra Kuçi ka marrë dyfishin e votave të Molliqajt vetëm në Deçan.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera