Lajme

Haradinaj i bën thirrje qeverisë për shfuqizim të vendimit të ZRRE-së: Nuk është marre me u dorzu

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 09 February 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti qe ta shfuqizojë vendimin e marrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e çmimit të rrymës, shkruan Gazeta Infokus.

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga partia e tij, ai tha se nga kjo rritje do të pësojnë edhe sipërmarrësit.

Gjithashtu, ai akuzoi qeverinë se po dërgon para tek ata që shesin dhe blejnë energji dhe bëri kërkesë që të bëhen të ditura këto kompani.

-Advertisement-

“Në Kosovë janë bërë shumë eksperimente. Një eksperiment i tillë është Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti në këtë vend, dhe ka me dale e keqja e këtij vendi”, tha
Haradinaj.

I pari i AAK-së, po ashtu bëri thirrje për shpejtimin e Ligjit të Pagave./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera