Lajme

Haradinaj harron SHBA-në, ai është duke u argëtuar në këtë vend

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 07 January 2018

Ramush Haradinaj sonte ndodhet në Rahovec, në një aheng familjar. Por nata e kësaj të diele për kryeministrin e Kosovës ishte planifikuar që nga dhjetori i vitit të kaluar që të ishte në SHBA, por problemet me vizë i ndryshuan planet.

Pas problemeve për pajisjen me vizë diplomatike, kryeministri i Kosovës ka zgjedhur që natën e së dielës ta kaloi në fejesën e Jonuz Shehut, djalit të Shehut të Teqës së Madhe në Rahovec, Besim Shehut.

Në një video që është postuar në Facebook nga pjesëmarrës të tjerë në këtë fejesë, Haradinaj shihet afër vendit ku po këndonte këngëtari i muzikës popullore Shkëlzen Jetishi.

-Advertisement-

Ramush Haradinaj kishte planifikuar që më 7 janar të udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por një problem me vizë ka bërë që udhëtimi zyrtar i tij drejt ShBA’vë të dështoi.

Këshilltari i tij politik, Avni Arifi tha se Haradinaj kishte planifikuar të udhëtonte drejt SHBA’së me 7 janar. Arifi tha se kryeministri do të takohej me zyrtarë në shtetin e Iowas, me të cilin Kosova ka lidhur marrëveshje të shumta.

“Qeveria e Kosovës nuk është në dijeni nëse i është refuzuar viza kryeministrit Ramush Haradinaj. Është në procedurë dhe nuk kemi akoma përgjigje. Asnjë zyrtari të qeverisë nuk i është refuzuar viza amerikane, e aq më pak kryeministrit”, ka thënë Arifi për KTV’në.

Sipas Arifit, Haradinaj ka aplikuar për vizë në fund të dhjetorit, të vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare në sajtin e Ambasadës Amerikane në Kosovë, tregojnë se ekzistojnë lloje të ndryshme të vizave. Një nga to janë edhe vizat diplomatike dhe të zyrtarëve qeveritar.

Për këtë lloj vize, Ambasada kthen përgjigje brenda një dite.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera