Lajme

Haradinaj: Hapja e kufijve agjendë e Putinit

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 26 February 2019

Hapja e çështjes së kufijve në Ballkan është agjendë e Rusisë dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, sipas kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pas mbledhjes së Qeverisë ai ka përsëritur qëndrimin se taksa ndaj mallrave serbe do të hiqet vetëm pasi që të shohë në tavolinë të dialogut Kontratën për njohje të dyanshme.

“Për Serbinë është shfrytëzuar dialogu për të dëmtuar Kosovën. S’preferojmë të na kushtojë vetëm neve. Jemi për t’u rikthyer dialogu pa e lidhur me taksën, për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse. Por jo për një marrëveshje që ka për bazë ndryshimet e kufijve dhe territoreve. Është kthim prapa” ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Hapja e kësaj çështje  sipas tij është agjendë e Vladimir Putinit që të mbahet Ballkani hapur.
“Askush s’garanton kur hapet kufiri se çka ndodh me të. S’është vetëm hapje e mbyllje. Hapen kriza e tragjedi në rajon”, ka deklaruar ai duke prezantuar fotografi të vijës kufitare Kosovë – Serbi. “Këtu kam vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. 381 kilometër kufi, administrativ i ish-Jugosllavisë. Me kushtetutën e asaj kohe s’kanë mundur të ndërrohen njëanshëm. Me vendim të Gjykatës ndërkombëtare janë kufij të Kosovës. Ne kemi një kufi Kosovë-Serbi. Janë të respektuar edhe nga Serbia. S’di çfarë konteksti ka shpjeguar presidenti Luginën e Preshevës, por me kushtetutën tonë s’kemi pretendime territoriale e as nuk e kërkojmë njohjen për të dhënë territor. Nëse ky është çmimi, s’kemi nevojë për njohje, mund të presim ende. Mundemi pa marrëveshje” ka thënë me tutje ai.

Ai ka komentuar edhe emërimin e ministres Dijana Zhiviq në ministrinë e Bujqësisë dhe reagimet nga Serbia se Zhiviq nuk e përfaqëson popullin serb. Ka vlerësuar se këto reagime nuk janë të sinqerta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera