Ekonomi

Haradinaj-Hamzës: Nuk është burrni mos me marrë pagën me rritje

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 22 June 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar deklaratën e ministrit të Financave, Bedri Hamza se nuk do ta merr pagën me ngritje, ka thënë se kjo nuk është ndonjë vlerë e ministrit Hamza, pasi ai mund të jetë më vizionar dhe të jap ndihmë për t’u përshpejtuar ligji për nivelizimin e pagave.

Haradinaj i pyetur nga mediat, lidhur me deklaratën e ministrit të Financave, Bedri Hamza, ka thënë se qasja e ministrit Hamza nga njëherë është e pakuptimtë.

“Me tregu burrni me mosmarrje të pagës mundem edhe unë, nuk është aty vlefta e tij ose e imja. Edhe unë muj mos me marrë pagën, në fakt jam në atë mundësi mos me marrë pagën, por ministri i Financave ka deklaruar në takime zyrtare se do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Tani edhe sikur mos të duam ne nuk kemi qare pa e respektua atë vendim, por  nëse donë ministri Hamza me qenë burri më i mirë i Qeverisë dhe i Kosovës, le te ndihmon për t’u përshpejtuar ligji për nivelizimin e pagave, le të na përkrah në rritje të pagave, le të jetë më vizionar në këtë, por qasja e tij nga njëherë është e pakuptimtë”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Ai shtoi se vendimi për rritjen e pagave është një vendim i përkohshëm pasi më vonë do të jetë ligji për nivelizimin e pagave, me të cilin po synohet të shkohet para për policiët, mjekët, arsimin dhe administratën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera