Lajme

Haradinaj: Gratë kosovare që shkuan në Siri kanë bërë fëmijë me komandantët e ISIS’it

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 20 April 2019

Kosova gjatë natës së mbrëmshme ka rikthyer 110 qytetarë të saj nga Siria, prej tyre 74 fëmijë, 32 gra dhe katër të luftëtarë të dyshuar xhihadistë. Aksioni për kthimin e 110 personave nga vatrat e luftës në Siri u bë i mundur falë angazhimit të institucioneve kosovare, SHBA-së dhe Forcave Demokratike Siriane.

Për kthimin e tyre kanë reaguar thuajse së të gjithë institucionet e vendit. Kanë shkruar edhe mediat më të mëdha të botës.

Por, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deri më tash nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë çështje.

-Advertisement-

E vitin e kaluar i pari i Qeverisë së Kosovës në një deklarim për mediat e huaja pati thënë se gratë kosovare që shkuan në Siri kanë bërë fëmijë me komandantët e ISIS-it

Rreziqet kryesore me të cilat përballet Kosova, sipas Haradinajt, kanë të bëjnë me Serbinë e cila po mbështetet nga Moska; me kosovarët e rekrutuar për të luftuar në forcat e ISIS-it; si dhe me grupet mafioze që udhëheqin në pjesën veriore të Kosovës, ku ditë më parë u vra politikani serb Oliver Ivanoviq.

Daily Beast ka rikujtuar se gjatë tri viteve të fundit 300 kosovarë myslimanë u janë bashkuar grupeve militante në Siri dhe Irak.

“Policia e Kosovës dhe prokurorët i kanë riatdhesuar me kujdes të madh qytetarët që vijnë nga Lindja e Mesme. Siç e ka thënë Anne Speckhard nga Qendra për Studime të Ekstremizmit të Dhunshëm: Kosova dallon në mënyrë të veçantë duke pasur numrin më të madh për kokë banori në Evropë të qytetarëve që kanë shkuar në Siri dhe Irak që nga viti 2011. 44 gra dhe 29 fëmijë nga Kosova besohet se kanë udhëtuar në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak”, shkruan Daily Beast, transmeton Gazeta Express.

E kryeministri Haradinaj ka ngritur një shqetësim tjetër, duke alarmuar si rrezik për të ardhmen.

“Një çështje që na preokupon ka të bëjë me gratë të cilat kanë bërë fëmijë me të huaj jo kosovarë”, ka thënë Haradinaj për Daily Beast.

“Nganjëherë ne nuk e dimë se me kë i kanë fëmijët këto gra. Ata mund të jenë fëmijë të komandantëve të ISIS-it. OJQ-të radikale dhe imamët lokalë kanë bërë propagandë sistematike për më shumë se një dekadë, duke e bërë atraktive idenë e shkuarjes në Siri nëpërmjet ofrimit të të ardhurave për fëmijët e paarsimuar”, ka thënë Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera