Haradinaj godet LDK’në: Marre ju qoftë
Autori: Gazeta inFokus
21:19 | 25 Maj 2017
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se LDK duhet të ketë turp për deklarimet që po lëshon në drejtim të tij, për shkak të bashkëpunimit me PDK’në.
Në një tubim në Pejë, Haradinaj ka thënë se s’ka si të përparojë vendi me qeverisjen e kryeministrit në detyrë Isa Mustafa, pasi ajo është qeveri e ngadaltë.
”LDK dihet kush janë, ata më kanë dashur mua dhe Nismën, tash pse unë po punoj me Thaçin e Veselin, që ata i kanë bërë shefa të shtetit, po thonë koalicioni i territ e i natës, marre ju qoftë”, është shprehur Haradinaj.
”Tash shkojnë e iu thonë miqve tanë, Ramushi i mirë, por ka bërë koalicion me të këqijtë. Ku është e djathta juaj LDK, me Qeveri slowmotion’’, ka thënë ai.
Haradinaj ka folur edhe për raportet e Kosovës me botën. ”Gjithë qeveritë e botës, duhet ta dinë që kur punojnë me Prishtinën, Kosova vendos”, ka thënë ai.
”Në Kosovë kurrë Serbia s’ka për të vendosur. S’mund të na mësojë askush se kush është Serbia. Nëse mendon dikush se mundet të vijë e të na tregojë se kush është Serbia, gaboheni rëndë. Ne e njohim, e dimë kush është Serbia, e kemi fqinje moti”, ka thënë ai.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































