Haradinaj: Gjergj Kastrioti- Skënderbeu përcaktues i rrugës së shqiptarëve drejt perëndimit
Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 17 January 2018
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Akademinë kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në kuadër të aktiviteteve që po mbahen në shënimin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.
Në këtë ceremoni, ku të pranishëm ishin kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, si dhe personalitete të shumta të institucioneve të Kosovës, kryeministri Haradinaj theksoi se breza të tërë të shqiptarëve janë rritur, edukuar e trimëruar duke dëgjuar këngë e tregime për luftërat heroike të Gjergj Kastriotit.
“Zjarrin e luftës atdhetare për liri e kemi bartur që nga koha e Princit të Arbrit, e deri te lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe këtë zjarr sot, duhet ta kthejmë në respekt për veten dhe të tjerët”, tha kryeministri Haradinaj.
Në këtë Akademi, po ashtu janë nderuar edhe figurat e shquara të shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 36-vjetorin e vrasjes së tyre.
Në fund të akademisë është promovuar pulla postale “Skënderbeu” e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë.
Fjala e plotë e kryeministrit Ramush Haradinaj në Akademi:
Zonja zotërinj,
I nderuari kryetar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi,
Të nderuara autoritete të Kosovës,
President Sejdiu, akademik Daci, kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Arta Hajrizi,
I nderuar zëvendëskryeministër Limaj, kolegë, deputetë të nderuar.
Sot e për mot na bashkon një figurë, na bashkon heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Sot, poashtu jemi të bashkuar kudo që jemi, jemi bashkë dy qeveritë e vendeve tona, të Kosovës dhe të Shqipërisë dhe jemi në vitin kombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Këto që thash nuk mjaftojnë, e sado që flasim është pak. Në këtë përvjetor të sotëm ne nderojmë figurën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por edhe gjithë atdhedashësit, liridashësit, për të gjitha flijimet nëpër shekuj për lirinë tonë.
Këtë ditë, kujtojmë me respekt, heronjtë tanë Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka dhe të gjithë ata që janë flijuar për liri.
Gjergj Kastrioti ishte ndër të parët ballkanas që vizion e kishte rreshtimin me Perëndimin dhe që, ishte përcaktues se cilën rrugë duhej ta zgjidhnin shqiptarët. Ai ishte dhe vazhdon të mbetet fija e artë që na lidhë me aleatët tanë të përjetshëm – të djeshëm dhe të sotëm.
Dhe sot ballkanasit, me gjithë dallimet, janë në të njëjtën rrugë, në rrugën e integrimeve euroatlantike, siç ishin në epokën e Gjergjit, në një front të përbashkët për ta mbrojtur lirinë dhe dinjitetin njerëzor.
Breza të tërë shqiptarësh janë rritur, edukuar dhe janë trimëruar, duke dëgjuar këngë e tregime për luftërat heroike e liridashëse të Gjergjit tonë të madh. Zjarrin e luftës atdhetare për liri e kemi bartur që nga koha e Princit të Arbrit, e deri te lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe këtë zjarr sot, duhet ta kthejmë në respekt për veten dhe të tjerët!
Të dashur të pranishëm,
Sot është 17 janari. 17 janari është data që u kujton shqiptarëve zinë, por edhe guximin. Guximin për me u tubue e me u pri shqiptarëve.
17 janari i lidhë tre viganët e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, me Gjergjin.
Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, ata tre burra qe me fenerë të ndezur, në mendje e zemër, na e kanë dëftuar rrugën se nga duhet me i ra për me e arrit lirinë kombëtare. Ata ishin lajmëtarët e lirisë së Kosovës dhe kryengritja dhe flijimi i tyre na mban bashkë ashtu siç e ruajti Gjergji flakën e lirisë të ndezur në ne, pesë shekuj me radhë.
Dhe sot, jemi të obliguar që mesazhin e lirisë ta shndërrojmë në mesazh paqeje e bashkëpunimi, në mesazh pune e solidariteti, që liria të jetë vlerë e përbashkët në shtetin modern.
Lavdia e shekujve e mbuloftë përjetësisht Princin e Arbrit Gjergj Kastriotin!
Lavdi heronjve të Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Të tjera
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...
-
Abdixhiku organizon tubime përkrahëse për eurodeputetët mbështetës të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kë...