Haradinaj: Gjenerali serb nuk tregoi edhe diçka tjetër që i thanë në Rusi, se as ata nuk kanë “kaçik”
Autori: Halil Berisha 15:52 | 06 August 2019
Gjenerali i ushtrisë serbe, Milan Mojisiloviq, që ishte në një vizitë në Rusi, tha që këta të fundit i kanë premtuar ndihmë në sfidat në Kosovë dhe se do të interesohen për sigurinë e serbëve në të gjithë territorin.
Kjo deklaratë u pa si kërcënim ndaj Kosovës dhe ngjalli reagime të shumta.
Mirëpo, i kontaktuar nga gazeta inFokus, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, dhe ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë që Rusia këso premtime kishte edhe gjatë luftës.
“Nuk janë risi këto kërcënime, se vazhdimisht prej që e kanë humb Kosovën, kanë pas kërcënime, nuk është risi as ajo që Rusia e mbështetë, po shihet se Mojisiloviq, don ta rrej popullin e vet, veten, por edhe neve, kjo pasi opinion të njëjtë të Rusisë e kanë pas edhe kur e kanë nis luftën edhe atëherë iu kanë premtu ndihmën, por ata e dijnë kaçikun e vet”.
Sipas Haradinajt, Serbia maksimum ka tre aleatë që ndoshta në një rast lufte do të iu ndihmonin pak, shkruan gazeta inFokus.
Megjithatë, sipas Haradinajt, Kosova ka krejt tjera marrëdhënie, derisa kujton edhe një kohë gjatë luftës së vitit 1999, kur SHBA-të nuk iu frikësuan as luftës me Kinën për Kosovën.
“Serbia, krejt aleatët që ndoshta iu ndihmojnë pak, i kanë tre, ne veç gjatë luftës Kosova i ka pas 24 shtete që e kanë bombardu Serbinë, por edhe ambasadën kineze aty”.
Kësisoj, Haradinaj thotë që ajo çka ka thënë Mojisiloviq, për premtimin Rus, mund të jetë e vërtetë, por Haradinaj thotë që Mojisiloviq nuk tregoi edhe diçka tjetër që i kanë thënë rusët.
“Janë të vetëdijshëm ata, Mojisiloviq nuk ka rrejt, por e ka mshef një të vërtetë tjetër, që Rusia iu ka thënë mos me luajt me zjarrin, dëshira është e madhe, por takati i vogël, duke marr parasysh që jemi të pavarur e të njohur prej mbi 100 shteteve. Kjo është ëndërr që i stimulon, është Pazar me ju shitë armë që këta me i ble, Serbinë e ka për pazare, ky është qëllimi i Rusisë. Gjenerali e ka fsheh një të vërtetë, pasi Rusia iu ka thënë që është e pamundur të kthehet Kosova, se kanë aleatë shumë të fortë, sikur SHBA-të”
Ndërsa, sipas ish-komandantit të UÇK-së, as Kosova nuk është tani e njëjtë si në vitin 1999, shkruan gazeta inFokus.
“Mojisiloviq ka harru me gjasë që ne tash kemi një brez të rinjsh, që nëse kanë lindur mas lufte janë 20 vjeçar, janë më të fortit në luftë, e ata që kanë qenë të vegjël gjatë luftës, nuk janë të mësuar me robërinë, e dijnë çka është liria”./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Rritet numri i shkollave që nuk iu përgjigjen kërkesës së SBASHK-ut
Rreth 15 shkolla në Kosovë e kanë kundërshtuar vendimin e Sindikatës së Bashk...
-
Dy të arrestuar për vrasjen e 32 vjeçarit në Ferizaj
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48...
-
Cakaj: Kosova të bëhet pjesë e “Kartës së Adriatikut”
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj kërkoi që Ko...
-
Specialja fton babin e këshilltarit politik të Behxhet Pacollit
Bedri Zyberaj, babi i këshilltarit në Ministrin e Punëve të Jashtme, Jetlir Z...
-
Kurti dhe Osmani regjistrohen së bashku në Kuvend!
Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani, sot i ka dërguar një mesa...
-
Greva në sistemin e shëndetësisë nuk po përkrahet nga të gjithë
Greva shtatë orëshe e cila u paralajmërua ditën e premte nga Federata e Sindi...
-
Me nga 500 euro për hektarë Ministria e Bujqësisë mbështet prodhimin organik
Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit rural ka prezantuar para ferm...
-
Abdixhiku: Mjekët refuzuan pacientët me kancer shkaku i grevës
Bojkotimi i punës për 7 orësh nga mjeket në Kosovës ka kaluar kufijtë. Kës...
-
75-vjeçari i nervozuar me mjekët, i quan “sorra të larme”
75-vjeçari Halim Beqiraj nga Malisheva ishte zgjuar herët sot për t’u nisur d...
-
Shpërthim në një qytet në Gjermani, ka të lënduar
Në qytetin e Gjermanisë Blakenburg sot në mëngjes ka ndodhur një shpërthim në...
-
Albin Kurti: Po përpiqemi natë e ditë që të arrijmë marrëveshje me LDK-në
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas regjistrimit si deputet në Ku...
-
As fakulteti i Filologjisë nuk i përgjigjet grevës
Thirrjes së SBASHK-ut për grevë dyorëshe nuk i është përgjigjur Fakulteti i F...