Lajme

Haradinaj fton bashkatdhetarët që të ndihmojnë Fondin e Sigurisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 20 March 2022

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj bashkë me deputeten Time Kadrijaj kanë shkuar në Francë dhe Gjermani, ku kanë zhvilluar takime me aktivistë të AAK-së dhe bashkatdhetarë.

Haradinaj u bëri thirrje bashkatdhetarëve që të ndihmojnë në Fondin e Sigurisë së Kosovës, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Së bashku me koordinatoren për çështjet e Diasporës, deputeten Time Kadrijaj, në Strasburg të Francës dhe në Ludwigsburg të Gjermanisë kam zhvilluar takime me aktivistë të AAK-së dhe bashkatdhetarë.

I informova për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, si dhe për rolin e Aleancës si subjekt opozitar.

Kam bërë thirrje që të ndihmohet Fondi i Sigurisë së Kosovës, si mekanizëm shtesë për më shumë siguri në vend, duke falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e tyre në të gjitha kohërat.

I sigurova për mbështetjen time të plotë në procesin zgjedhor brenda partisë, duke uruar sukses për të gjithë ata që marrin pjesë në garën zgjedhore.

Aleanca është adresa e sigurt për diasporën shqiptare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera