Lajme

Haradinaj flet rreth përplasjes me Makronin

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 15 May 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth bisedave të tij më presidentin e Francës, Emmanuel Makron.

Ai në një emision në RTV Dukagjini e ka mohuar se ka pas biseda jo të këndshme me presidentin e Francës.

“Nuk është e vërtet që kemi pasur shkëmbime jo të këndshme, këto janë lajme të Serbisë. Është e vërtetë që ma ka qu gishtin, por kjo nuk është e pakëndshme”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Kryeministri i vendit e ka pranuar që kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Makron i kanë bërë presion për heqjen e taksës.

Por sipas tij asnjëherë nuk janë treguar të pasjellshëm./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera