Lajme

Haradinaj flet për kundështimin e sekretarit të NATO-së për ushtrinë

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 06 December 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar rreth kundërshtimit që ia bëri pak ditë më parë iniciativës e shndërrimit të FSK-së në ushtri, sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg.

Haradinaj tha se Kosova është vend sovran dhe është e drejtë e saj që ta bëjë ushtrinë.

-Advertisement-

“Nuk prish Kosova asnjë marrëveshje me NATO-në, sepse ne akoma nuk jemi kandidat për NATO. Vendimi është sovran dhe është e drejtë e Kosovës. Është detyra jonë me ua spjegu të tjerëve ushtrinë. Nuk presim një votë absolute. Kur dojmë me apliku për NATO na duhen votat”, ka thënë ai.

Stoltenberg deklaroi se vendimi për shndërrimin e FSK-së në ushtri është vendim në një kohë të papërshtatshme. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera