Haradinaj flet për jetën në karantinë: Anita nuk përmbahet, fëmijët janë mërzitur
Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 08 April 2020
Ish-kryeministri i Kosovës në emisionin “Vizioni i Pasdites”, ka folur sesi po e kalon karantinën së bashku me familjen e tij.
Ndër të tjera ai rrëfen se ditëlindjen vëllait ka mundur t’ja urojë në mesnatë, me shumë kufizime.“Dauti është dhe vëllai im, por edhe shumë shok i imi. Nga koha e luftës humba dy vëllezër në luftë, Shkëlzenin dhe Luanin, pastaj kam humb dhe një vëlla tjetër pas lufte. Më ka mbetur vetëm Dauti. Ai ka bërë 42 vjet, ia kemi uruar gjithë familja secili veç. Me thënë të drejtën kam qenë në mesnatë te ai me Anitën. Shkurt, që të jemi dhe më afër, sa me ia uru. Kuptohet, me kufizime, tani e pamundur të kalosh në mënyra të tjera të festimit,”– tha Haradinaj.
Haradinaj foli edhe për fëmijët dhe sesi po i kalojnë ata këto ditë karantinimi. “Tashi jemi bërë ekspertë të gjithë se duhet me u bo gati për mësim online, pra me i kyç në linjë, me i gjetë adresën e duhur. Na merr dhe kjo pak kohë, pra kujdesemi për ta dhe pse është online, kujdesemi për ta.
Mësimi bëhet në shtëpi, është pak më i reduktuar. Pastaj patjetër dhe fëmijët janë mërzitur, janë mbyll ose në oborr ose dikund. S’ka më jetë të zakonshme, por ata janë fëmijë dhe vështirë ta kuptojnë,”- shtoi Haradinaj.
Si një person aktiv në jetën e përditshme, Ramush Haradinaj tha se nuk heq dorë nga stërvitja as në kushte karantine.
“Kemi pistë vrapimi në shtëpi, Anita nuk mbahet asnjëherë, dhe unë gradualisht. Unë kam bërë një jetë jo të lehtë, pra jo çdo herë kam pas komoditetin e një jete me shumë mundësi. Ta zëmë, një kohë kam qenë në luftë. Pastaj kam jetuar si ushtar. Kam qenë dhe i ndaluar, mbajtja në paraburgim 4 vite në Holandë.Jam mësuar dhe në kushte me u dasht me ndihmu veten, me ato që janë ushtrime me forcë, cardio… jemi në rregull, bëjmë një jetë ushtari të disiplinuar. Çdo ditë, një pjesë të caktuar të kohës ia dedikoj sportit, dhe nuk më pengon hapësira. Pra mund të ushtroj në çdo hapësirë,”- përfundoi ish-kryeministri i Kosovës.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...