Lajme

Haradinaj flet për dorëheqjen e Xhafer Gashit nga partia e tij

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 01 April 2021

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka komentuar dorëheqjen e kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashit nga partia e tij.

Haradinaj tha se me veprimet e Xhafer Gashit është i befasuar, e kjo ndoshta për shkak se Gashi e ka pa vetën si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve parlamentare të AAK’së në Obiliq.

“Jemi të befasuar me dorëheqjen e Xhafer Gashit. Ne kemi pasur një rënie të madhe në votë në Obiliq. E më poshtë se ajo s’ka ku shkon, e ndoshta kjo e ka bërë të ndihet përgjegjës”, është shprehur Haradinaj.

-Advertisement-

Tutje, Haradinaj tha se nëse kjo është arsyeja ka mundur të diskutohej, pa marrë parasysh spekulimet ku, sipas tij, thuhet se Gashi ka pasur oferta nga të gjitha partitë e tjera të mëdha.

“Kjo ka mundur me u diskutu dhe me u pa se si mund të ndryshohet kjo gjendje, arsyeje tjetër unë nuk di. Dëgjova edhe spekulime ku ka dashur ta marrë LDK, ose ajo çka i ka ofruar Lista Guxo, ose PDK apo VV. Por, ne kemi shpresa që do t’i fitojmë zgjedhjet në Obiliq”, ka thënë Haradinaj në T7

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera