Lajme

Haradinaj flet pas takimit me Osmanin: Propozova që zgjedhjet të mbahen më 26 janar

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 31 July 2024

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas takimit konsultativ me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, lidhur me caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se ka propozuar që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 janar 2025.

“Sot në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës, propozova që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 Janar 2025. Kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore. Të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare. Partitë e pakicave joserbe u shprehën të gatshme të pranojnë datën e shumicës, apo datën që e përcakton Presidentja”, shkroi ai.

-Advertisement-

Në takimin e thirrur nga presidentja Osmani munguan kryetarët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.

Osmani ka thënë se nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, ka shprehur gatishmërinë e tij të marrë pjesë në takimin me krerët e partive politike për të diskutuar datën e mundshme për zgjedhje, mirëpo ai nuk është lejuar të jetë i pranishëm, për shkak se ftesa ishte në nivel të kryetrarëve të partive politike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera