Lajme

Haradinaj: Flakë për flakë, qysh të don Serbia ia bajmë!

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 06 April 2020

Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se duhet pasur kujdes që të mos provokohen konflikte në veri, megjithëse ka thënë se nuk sheh ndonjë problem të madh ende. Megjithatë, ka thënë se duhet pasur kujdes nga mjekët që po hyjnë nga Serbia në Kosovë, sepse në mesin e tyre mund të ketë njerëz të infiltruar nga shërbimet inteligjente.

Ai ka thënë se nga kjo situatë mund të përfitojë dikush, prandaj duhet edhe kujdes, marrë parasysh situatën me koronavirus.

“Duhet të jemi të kujdesshëm kur të flasim për institucionet tona. Nuk shoh që ka probleme shumë të mëdha, por duhet pasur parasysh që ujku do mjegull. Në raport me situatën në veri, veten nuk e shoh në opozitë, por pjesë të institucioneve. Realiteti në veri është ky që është, prej 99-ës e deri sot. Në këto rrethana, duhet të jemi shumë unik dhe duhet pasur shumë kujdes. Nuk duhet të provokohen situatat e konfliktit në këtë situatë pandemike.

S’guxojmë t’i trajtojmë ata si jo qytetarë të Kosovës. Të jemi të kujdesshëm e aleatë, ta ruajmë pjesën veriore, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.

-Advertisement-

Ne kemi institucione edhe i kemi të përgatitura, që kanë investu NATO E BE, s’duhet ta lejojmë të përdorim fjalën “gjakëderdhje”.

S’po flasim për pushkë, por me shti parë. Mi bind ata që duhet të jenë qytetarë të Prishtinës, e mos të përdoren nga Beogradi.

Gjithë synojmë një marrëveshje me Serbinë për paqe e njohje reciproke. Ideja e prekjes së territoreve, nëse hapet kjo kuti atëherë shqiptarët kanë të drejtë me kërku unifikim për bashkim kombëtar”, ka thënë ai në DPT me Fidanin, përcjellë Indeksonline.

Haradinaj ka shtuar se ky problem i tejkalon përmasat mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sot shteti i Kosovës s’u kujdes për shqiptarët e Preshevës. Qeveria është dasht me nda një pjesë të buxhetit për ta, që padrejtësisht kanë mbet jashtë Kosovës.

Kush tenton me dhunë, me dhunë i përgjigjemi. Flakë për flakë qysh të don Serbia ia bajmë, problemi ka qenë për Kurtin që e kam bërë, kur u armatos Serbia me armatim më të përsosun nga Rusia e ne kemi hesht.

Unë s’mendoj që zgjidhja e problemit Kosovë – Serbi është dhuna, dhe kushdo që e merr përgjegjsinë ai është fajtor.

Ne kur e kemi qit taksën, e kemi vendos për shkak të një demonstrimi që edhe Kosova është shtet. E kemi qit si barrierë kur ka nis mu diskutu tema e ndarjes. Sot ku jemi, tema e ndryshimit të kufijve s’është më pjesë e tavolinës, e pashë edhe deklaratën e Amerikës se s’ka plan për ndarje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera