Lajme

Haradinaj ‘falënderon’ kundërkandidatët për kopjim të programit

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 13 October 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, në debatin e organizuar me të gjithë kandidatët për Prishtinë shpalosi planin e tij për sistemin e mbledhjes së mbeturinave.

Haradinaj fillimisht ironizoi me kundërkandidatët, duke falënderuar ata për kopjimin e planit të tij për menaxhimin me sistemin e menaxhimit të mbeturinave.

Duke folur për planin e tij, Haradinaj tha se projekti i tij Eco – City përfshin sistemimin e të gjitha shërbimeve komunale të pastrimit, mirëmbajtjes dhe trajtimit të mbeturinave në një qark të integruar operativ.

-Advertisement-

Sipas Haradinajt, Qendra Operative Eco City do të kujdeset për planifikimin, mobilizimin, ekzekutimin dhe monitorimin e të gjitha aktiviteteve të ofruara brenda komunës.

Ndërkaq, menaxhimi i kontejnerëve të mbeturinave përfshin riorganizimin e shërbimit të grumbullimit mbeturinave për të gjitha lagjet e Prishtinës. Sipas Haradinajt, çdo kontejner mbeturinash do të skanohet, regjistrohet dhe të gjitha këto sinkronizohen me sistemin e bazës së të dhënave të EcoCity.

‘Çdo mjet i transportit do të jetë i pajisur me kompjuter, i cili do ta monitorojë lëvizjen dhe punën e automjetit dhe do t`i regjistrojë lëvizjet ditore. Me këtë veprim do të minimizohen shpenzimet e mirëmbajtjes dhe humbjet në qarkullim’, tregoi Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera