Lajme

Haradinaj: Evropa nuk guxon t’i fus duart në punët e amerikanëve

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 09 July 2020

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar paralajmërimin e Prokurorisë Speciale për aktakuza ndaj Presidentit Hashim Thaçit e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Haradinaj ka thënë se meqë kjo gjykatë është votuar nga Parlamenti i Kosovës, prandaj duhet respektuar diskrecioni i saj.

“Ia kemi nënshkruar vet ato letra. Duhet me ia respektu diskrecionin. Edhe për mua është e çuditshme se si rastisi që njoftimi të vjen në atë ditë e në atë orë, por ia kemi dhënë diskrecionin. Ia ka dhënë Parlamenti i Kosovës. Jemi të detyruar t’ia respektojmë”, tha Haradinaj në T7.

-Advertisement-

Ai ka komentuar edhe konspiracionet e ngritura se dikush nga BE ka mundur të ndërhyjë në politikat amerikane duke e influencuar Specialen.
Kryetari Haradinaj ka thënë se nuk beson që evropianët do të guxonin t’u ndërhyjnë amerikanëve.

“Nuk besoj se evropianët guxojnë me ia futë duart amerikanëve në këso tema. Nuk është fare e logjikshme për mua që dikush guxon me ia minu atyre një samit. Ata e kanë marrë Hashimin e kanë çu në Rambuje prej zonës së luftës. Ata e kanë çu, se tjetërkush s’do të kishte guxu, tha ai.

Haradinaj tha se “nuk guxon askush me poshtëru Shtëpinë e Bardhë.”
Ai tha se kjo thirrje në këto momente mund të jetë edhe rastësi, pa ndonjë prapavijë të caktuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera