Lajme

Haradinaj: Epopeja e Rahovecit do të mbetet shembull i sakrificës ndër breza

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 17 July 2024

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e korrikut të vitit 1998 në Rahovec.

Haradinaj ka thënë se Epopeja e Rahovecit i dha mesazh të qartë armikut.

“Epopeja e Rahovecit, e vitit 1998, i dha mesazh të qartë armikut për vendosmërinë e shqiptarëve që të jetojnë të lirë në trojet e tyre”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

“Heroizmi i bashkëluftëtarëve në ato ditë korriku mbetet i paharruar, ashtu siç mbetën të përjetësuar emrat e tyre: Hamdi Berisha, Habib Berisha, Agim Qelaj, Gani Paçarizi, Avdullah Bugari, Agim Kelmendi, Bujar Buzhala, Afrim Krasniqi, Sadik Shala, Ramadan Morina, Faik Rama, Gëzim Hamza, Mizair Isma, Remzi Ukshini, Liman Gegaj, Arian Brahimi, Bekim Isma, Bajram Veliu, Samir Nurkasa, Eshrefedin Kastrati, Gëzim Mullabazi, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi. Epopeja e lavdishme e Rahovecit, nga përmasat dhe forca e qëndresës, do të mbetet shembull i sakrificës ndër breza”, ka shkruar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera