Lajme

Haradinaj emëron edhe një ministre të re

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 22 January 2020

Magbule Shkodra, është ministrja me re e kabinete të kryeministrinë detyrë, Ramush Haradinaj.

Ajo për aq kohë sa nuk do të formohen institucionet e reja të vendit do të ushtroj detyrën e Ministres së Zhvillimit Rural, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu bëhet e ditur në vendim që ka siguruar Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Këtë vendim Haradinaj e ka gjatë ditës së mërkure.

Emërimi vjen pasi që ish ministri Rasim Demiri ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në momentin që është betuar si deputeti i Kuvendi të Kosovës.

Por ky nuk ishte i vetmi përforcim që Hardinaj bërë në kabinetin tij gjatë ditës së sotme.

Ai gjithashtu ka emëruar edhe, Lulëzim Rafunën si Ministër në detyrë të Financave.

Lulëzim Rafuna do të zavendësoj ish ministrin Bedri Hamza.

Më poshtë Gazeta inFokus do ju sjellë vendimin e emërimit të Magbule Shkodërës në pozitën e Ministres në detyrë të Zhvillimit Rural./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera