Lajme

Haradinaj: Elezaj ka mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 25 June 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj, këtë të hënë ka qëndruar në komunën e Klinës.
Në këtë komunë Haradinaj ka takuar kryetarin e kësaj Komune, Zenun Elezajn, si dhe drejtorët e drejtorive.
Haradinaj ka thënë se kryetari Elezaj e ka mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Saktësia e ndërveprimit mes nivelit nacional dhe lokal, që projektet zhvillimore të arrijnë më shpejt te qytetarët, fiton në kohë dhe kualitet.
Sot qëndrova për vizitë pune në Komunën e Klinës. Me kryetarin Zenun Elezaj, drejtorët e drejtorive dhe asambleistët veçuam temat dhe projektet të cilat kërkojnë ndihmen e Qeverisë së vendit.
Për zgjidhjen e problemit të ujit të pijës, përmbylljen dhe renovimin e infrastrukturës rrugore dhe mundësinë e rimëkëmbjes së minierës së boksitit në Volljakë kryetari Zenun Elezaj e ka mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera