Fokus

Haradinaj: Edhe unë e dëshiroj pezullimin e taksës por jo para njohjes

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 13 February 2019

Kryeministri i Republikës së Kosovës pohoi se është në dëshiren e tij që të pezullohet taksa ndaj produkteve Serbe por që, sic shprehet ai, e ka një kusht themelor që të arrihet deri tek pezullimi, shkruan inFokus.

“Dhe ne dëshirojmë me e pezullu taksën, mirëpo mendojmë se me ardhë deri tek pezullimi aq i kërkuar, duhet të arrihet një marrëveshje me Serbinë. Kërkojmë me i pri një marrëveshje për tregti të lirë dhe njohjes reciproke. Ky është qëndrim im dhe i qeverisë që drejtoi. Ne mendojme se përshpejtohet marrëveshja nëse mbajmë taksën. Por nëse s’e mbajmë i japim mundësinë Serbisë të abuzoj me Kosovën”, deklaroi Haradinaj në emisionin Rubikon të KTV’së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera