Lajme

Haradinaj: E shkëlqyeshme e mrekullueshme dhe e artë është xhudistja jonë

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 12 December 2019

Ramush Haradinaj, Kryeministri në detyrë i Kosovës ka uruar xhudisten Distria Krasniqi për medaljen e artë që e fitoi në Qingdao të Kinës.

Ai tha se e shkëlqyeshme e mrekullueshme dhe e artë është xhudistja jonë që na bëri krenar me fitoren e saj.

“E shkëlqyeshme, e mrekullueshme dhe e Artë, kjo është xhudistja jonë, Distria Krasniqi, që na bëri krenarë me fitoren e medaljes së artë në Mastersin e xhudos, në Qingdao të Kinës. Çdo fitore e sportistëve tanë, është fitore dhe lartësim i imazhit të Kosovës nëpër botë. U jemi borxhli për secilin sukses tuajin që na jepni emocion të veçantë”, shkruan Haradinaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera