Lajme

Haradinaj e quan spekulim arritjen e marrëveshjes me AKR-në

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 03 Shtator 2017

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN ,Ramush Haradinaj, ka mohuar arritjen e marrëveshjes politike me AKR-në.

Haradinaj përmes telefonit i ka thënë KosovaPress-it se lajmi i publikuar nga televizioni publik për arritjen e marrëveshjes në mes AKR-së dhe PAN-it është spekulim.

‘”Është spekulim”, është përgjigjur shkurt kreu i AKR-së.

-Advertisement-

Ndryshe zyrtari i AAK-së Pal Lekaj, ka deklaruar se mbajtja e seancës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve do të mbahet gjatë javës së ardhshme.

Ai gjithashtu është shprehur i sigurt për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje me AKR-në e Behgjet Pacollit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy