Lajme

Haradinaj e pranon: Taksa po i sfidon raportet e Kosovës me Amerikën

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 01 March 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për herë të parë ka pranuar publikisht se çështja e taksës i ka sfiduar raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell inFokus.

Në një intervistë për televizionin publik, Haradinaj ka thënë se në çdo takim me amerikanët, atyre u ka thënë se nuk do të pranojë njohjen nga Serbia, nëse si çmim duhet të japim tokë.

Ai ka thënë se diskutimi për ndarjen e Kosovës ka shkaktuar trauma, andaj është detyruar të marrë masa.

-Advertisement-

“Mendoj se i kemi disa sfida në raportet me Amerikën. Është nis ashtu për njohje reciproke me Serbinë. Diskutimi për ndarjen e Kosovës na ka krijuar trauma. Unë kam kërkuar që Amerika të përfshihet sa më parë. Kur ka hyrë Amerika në temë, ajo ka qenë e dëmtuar, pra ne të japim tokë për njohje. Duke e parë këtë situatë, që ta blej njohjen me tokë, jam detyruar të marrë një hap që po cilësohet si kusht sot. Është rrezik që Kosova të vie në një pozitë që s’mund të ec tutje. Kosova kurrë nuk do të jetë anti-amerikane, pavarësisht sfidave që po I kemi me ta. Ne kemi miqësi të mirë me ta. Në çdo takim me amerikanët u kam thënë se nuk kemi nevojë për njohje, nëse duhet me dhënë tokë”, ka thënë Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera