Lajme

Haradinaj e përkujton Shën Terezën në 25 vjetorin e vdekjes

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 05 September 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Shën Terezën në 25 vjetorin e vdekjes së saj.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se trashëgimia e Nënës Terezë është mishërim i idesë së paqes me vlerat më të mira të kombit shqiptar.

“Në ditën e saj të shenjtërimit, ashtu si çdo ditë tjetër, e kujtojmë si shembull unik të humanizmit. Trashëgimia e Nënës Terezë është mishërim i idesë së paqes me vlerat më të mira të kombit shqiptar”, ka shkruar kreu i AAK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera